Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Ky është Arsenali që dua”, Arteta: Magjia e Saka na çliroi

Arsenali fitoi 4-0 ndeshjen e prapambetur ndaj Evertonit, dhe tani kryeson Premier League me pesë pikë mbi Manchester City. Skuadra e Mikel Artetës vuajti për 40 minuta, por një eurogol i Bukayo Saka zhbllokoi takimin.

Fitorja u bë më pas më e lehtë, me Arsenalin që realizoi edhe tre gola të tjerë dhe siguroi fitoren e 19-të në kampionat. Trajneri spanjoll analizoi suksesin ndaj ekipit nga Liverpooli, ku ndër të tjera tha:

LEXO EDHE: 

Jam i kënaqur me fitoren dhe mënyrën se si luajtëm pas 25 minutave të para. Hasëm vështirësi në minutat e para. Por, pasi ne shënuam golin e parë, sfida u bë më e lehtë. Na duhej një moment magjik dhe Saka e dhuroi atë.

Pas golit të parë ne u rritëm dhe e merituam fitoren. Pjesa e dytë pastaj ishte fantastike, mund të shënonim edhe më shumë. Lumturohem kur shoh skuadrën të luajë futbollin që duam të luajmë”, u shpreh Mikel Arteta.

Arsenali luan sërish në “Emirates Stadium” takimin e radhës në kampionatin anglez. Gunners presin Bournemouth (4 mars), duel që do të transmetohet në SuperSport.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...