Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Risia e Sylvinhos, “Shtëpia e Futbollit”, Polonia dhe objektivat: Rrëfehet Duka

Presidenti FSHF-së, Armand Duka ndoqi nga afër seancën e parë stërvitore të skuadrës kombëtare në “Shtëpinë e Futbollit. Kjo ishte edhe stërvitja e parë e trajnerit Sylvinho. Kreu i futbollit shqiptar dha një prononcim për shtypin, duke u ndalur edhe te dueli ndaj Polonisë në Varshavë.

Kuqezinjtë luajnë takimin e parë të eliminatoreve të Euro 2024 në datën 27 mars. Ndeshja fillon prej orës 20:45 dhe do të transmetohet në SuperSport. 

“Ditë e veçantë, pasi është hera e parë që ekipi kombëtar A po stërvitet në ‘Shtëpinë e Futbollit’. Diferencat sot në futboll janë të vogla. Nëse i bashkon të gjitha bashkë, hedh hapin cilësor për të shkuar lart. Kjo është risia për t’i krijuar kushte më të mirë Kombëtares dhe për të patur rezultate më të mira.

Lexo edhe:

  1. Cikalleshi: Ndeshja më e vështirë me Poloninë, të mësojmë nga e shkuara
  2. “Pse sheh?” Mourinho sherr me presidentin e Lazios, Lotito: Po ti kush je?
  3. Ish-arbitri sulmon VAR-in: Vendosi ndeshjen Inter-Juve, duhet të mbajnë përgjegjësi
  4. “Xhaka është treguar fenomenal”, Arteta: I thashë se do të shënonte

Përshtypjet e para nga Sylvinho? Ndryshe nga më parë, stafi ka qenë i  angazhuar 100% në Shqipëri. Trajneri dhe stafi tij duken më aktivë, edhe lojtarët duken me një energji më shumë pozitive. Shpresoj që kjo energji të na ndihmojë për të arritur një rezultat pozitiv në Poloni.

Kërkesa kryesore ka qenë ta nisnim edicionin në “Shtëpinë e Futbollit”. Faleminderit administratës së FSHF-së, kanë punuar nga 24 orë për ta patur gati për sot.

Ekipi është i angazhuar, shpresojmë të marrim rezultat pozitiv në Poloni. Kemi bërë gjithçka për ekipin kombëtar. Objektivi ynë është kualifikimi në Euro 2024. Sigurisht që nuk është grup i lehtë, luhet në periudhë të ngushtë. Uroj të kemi sa më shumë të reja sa i përket rezultateve“, theksoi Duka.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...