Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Alain Giresse: Pa presion, por me motivimin e duhur, duam fitoren ndaj Rumanisë

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, u mundua të shmangte presionin nga lojtarët e tij në konferencën për shtypin në prag të sfidës me Rumaninë, që do të zhvillohet këtë të premte, në “Fadil Vokrri”. Francezi e bëri të qartë se një rezultat negativ e largon thuajse përfundimisht Kosovën nga objektivi final, që është vendi i dytë.

“Nesër kemi ndeshje shumë të rëndësishme përballë Rumanisë. Është kundërshtari ynë kryesor për kualifikimin. Rumania ka gjashtë pikë dhe për ne është e rëndësishme të fitojmë për të qenë ende në garë për objektivin final.”

Rashani mungon, Zhegrova në dyshim: “Kemi dy lojtarë me probleme fizike, njëri është jashtë zyrtarisht, tjetri ende nuk është mungesë e sigurt. Zhegrova ndoshta edhe mund të luajë. Është lojtar shumë i rëndësishëm. Pse s’i kemi zëvendësuar? Jemi në një periudhë pushimesh, nuk mund të marrim lojtarë të tjerë që janë me pushime në këtë moment.”

Zgjedhjet në mesfushë: “Nëse lojtarët e mesfushës nuk kanë pasur shumë minuta, kjo s’do të thotë që nuk janë stërvitur rregullisht. Do të tentojmë të përgatitemi sa më mirë dhe të bëjmë zgjedhjet e duhura.”

Motivimi dhe presioni: Lojtarët e janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes dhe nuk duhet t’i vëmë nën presion. Duhet të kenë motivimin e duhur kur të futën në fushë dhe shpresoj ta fitojmë këtë ndeshje.”

 

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...