Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Amir Rrahmani: Napoli gjithmonë synon titullin, me Spallettin…

Amir Rrahmani, në një intervistë për Radio Kiss Kiss, foli për ambiciet e Napolit për sezonin e ardhshëm. Qendërmbrojtësi “dardan”, duke analizuar ecurinë e sezonit të kaluar, u shpreh se duhet harruar sa më parë ai barazim 1-1 në javën e fundit, kundër Veronës, rezultat që i la jashtë Ligës së kampionëve napolitanët.

“Futbolli është një profesion që nuk të lejon të mendosh për të kaluarën. Duhet ta harrojmë atë ndeshje, pastaj të mendojmë për të ardhmen. Ishin ditë shumë të vështira për të gjithë, ne kishim bërë një mrekulli për të shkuar në Champions. Në muajt e parë të sezonit të kaluar nuk kemi bërë shumë mirë, por gjysma e dytë ishte e shkëlqyer.”

Ambiciet e Napolit, sipas Rrahmanit, mbeten të larta. Në drejtimin e Spallettit, të kaltrit do të tentojnë titullin kampion.

“Qëllimi ynë si kampionati dhe Kupa e Italisë. Gjithmonë luajmë për të fituar. Në këto dhjetë ditë kemi punuar mirë, gjithmonë kemi zhvilluar dy seanca në ditë. Kështu donte trajneri, edhe pse ishte e vështirë.

Spalletti? E dimë se si kërkon që të luajmë në mbrojtje, duhet të përmirësohemi. Kur vjen një trajner i ri, duhet ta kuptojmë. Nuk u premtoj asgjë tifozëve, thjesht them se kemi bërë më të mirën dhe jam i sigurt se do ta bëjmë edhe në të ardhmen. Futbolli është jeta jonë dhe shpresojmë që ata të na mbështesin”.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...