Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Ballkani rikthehet me fitore dhe “arratiset” në krye, fiton edhe Prishtina

Ballkani rikthehet me fitore në kampionat, teksa suharekasit mposhtën në transfertë me rezultatin 3-0, Lirinë. Të besuarit e trajnerit Ilir Daja e hapën llogarinë në minutën e 22 me Halilin, ndërsa në fraksionin e dytë gjetën rrugën e rrjetës edhe Kryeziu e Thaqi. Pas kësaj fitoreje, Ballkani ngjitet në kuotën e 43 pikëve në vend të parë ndërsa nga ana tjetër, Liria mbetet në fund me nëntë pikë.

Lexo edhe:

VIDEO/ Eurogol nga goditja e dënimit, Rey Manaj dhuron spektakël në Turqi

VIDEO/ Jo vetëm Manaj, një tjetër shqiptar shënon në Superligën turke

VIDEO/ Cikalleshi protagonist me asist, Konyaspori në avantazh

Real Madrid del me komunikatë zyrtare për Bellingham, kavilja “tradhton” mesfushorin

Sakaq, edhe Prishtina nuk gaboi në shtëpi duke fituar me rezultatin 2-0 ndaj Feronikelit. Kryeqytetasit shënuan nga një gol për pjesë me autor Blesa dhe Pefqeli. Pas këtij trepikëshi, Prishtina ngjitet në kuotën e 29 pikëve në vend të katërt ndërsa Feronikeli mban vendin e shtatë me 21 pikë. Në ndeshjen tjetër të javës së 19, Dukagjini mposhti Malishevën me rezultatin 2-1.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...