Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni gjen fajtorin për dështimin, gati shkarkimi

Bayerni, si një kështjellë prej rëre. Në më pak se një muaj, skuadra e Mynihut ka shpërdoruar projektin e nisur nga Julian Nagelsmann. Tani me Thomas Tuchel në krye, skuadra bavarezë, që pretendonte triumfin e trefishtë (u eliminua nga Kupa e Gjermanisë dhe Championsi), i mbetet si synim vetëm titulli i Bundesligës.

Shkarkimi i Kahn, çështje kohe

Një fatkeqësi që mund të marrë një tjetër viktimë të shquar në orët e ardhshme. Sipas Jan Aage Fjörtoft, ish-futbollist dhe kolumnist aktual i “Bild”, shkarkimi i legjendarit Oliver Kahn (drejtor i përgjithshëm i Bayernit) është çështje kohe. Jan Aage Fjörtoft guxon të japë edhe emrin e pasuesit hipotetik të portierit legjendar: Phillip Lahm, drejtor i përgjithshëm aktual i Euro 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.

Lexo edhe: 

Në fillim Nagelsmann, tani Kahn… Përveç Tuchelit, me kontratë deri në vitin 2025 dhe tek i cili kanë besim të verbër në Mynih, i vetmi që duket i sigurt brenda Bayernit është boshnjaku Hasan Salihamidzic, drejtor sportiv dhe njeriu i fortë i Uli Hoenessit, president nderi i klubit bavarez.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...