Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

De Rossi: Bologna nuk vodhi asgjë, luan mirë dhe e meritoi fitoren!

Pas humbjes 1-3 në shtëpi ndaj Bologna-s, trajneri Roma-s Daniele De Rossi u shpreh se ekipi i tij nuk ishte në të njëjtën formë të mirë si në ndeshjet e tjera që ka luajtur së fundmi.

Në prononcimin për mediet ai theksoi se Bologna luan mirë, ndërsa e uroi kundërshtarin për fitoren, që siç thotë kreu i stolit të Roma-s e meritoi.

Lexo edhe:

“Ndoshta ne ishim më pak në formë se herët e tjera, por Bologna luan mirë, ata lëvizin shumë dhe të bëjnë të dukesh më pak brilant. Urime për ta, që nuk vodhën asgjë. Ndeshja ishte e ekuilibruar, në pjesën e parë ishim më të rrezikshëm, por nuk arritëm të dilnim nga gjendja ku ishim. Kishte pak nervozizëm, nuk mund të lejojmë që një karton i verdhë të na nervozojë sepse nuk e vendos kartoni ndeshjen. Pavarësisht se nuk ia dolëm të merrnim një rezultat të mirë, djemtë performuan deri në fund”-deklaroi De Rossi.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...