Mats Hummels mund të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të sezonit. Sipas “Sport Bild”, njerëzit e afërt me mbrojtësin gjerman kanë konfirmuar se ky sezon do të jetë ndoshta i fundit si futbollist, pasi kontrata e tij me Borussian e Dortmundit skadon verën e ardhshme dhe nuk ka gjasa të rinovohet.
Pavarësisht se nuk është më kapiten, ish-futbollisti i kombëtares gjermane është ende një element kyç në dhomën e zhveshjes.
Lexoni edhe:
- Triumfi në derbi/ Vazhdon festa te Inter, Inzaghi u jep lojtarëve një ditë pushim
- FSHF organizon turneun ‘UEFA Development U-15’ për vajza, Shqipëria përballet me Ishujt Faroe, Maltën e Luksemburgun
- Ten Hag nuk e konsideron, Barcelona “hidhet” në sulm për lojtarin e United
- Cagliari-Udinese mbyllet pa fitues, skuadrat ende nuk kanë provuar “shijen” e fitores këtë sezon
Largimi i mundshëm i mbrojtësit do të linte boshllëk në skuadrën e verdhezinjve, si nga pikëpamja njerëzore ashtu edhe në fusha. Por, deri më sot, ky është skenari më i mundshëm.
