Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duka uron Partizanin për titullin, ka edhe një mesazh për drejtuesit

Partizani fitoi titullin e 17-të në histori pas triumfit 2-0 ndaj Teutës. Demat ia dolën të linin pas Tiranën falë rezultateve më të mirë të arritura në ndeshjet derbi.

Festë e madhe te tifozeria e kuqe, që rikthehet të shijojë titullin kampion pas 4 vitesh. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka uruar Partizanin për fitimin e Superiores në rrjetet sociale, aty ku shkruan:

Lexo edhe:

Urimet më të mira FK Partizanit për fitoren e titullit të 17-të kampion të Shqipërisë!

Në fund të një sezoni plot emocione dhe një gare të ethshme klubi kryeqytetas e preu i pari vijën e finishit.

Urimet shkojnë edhe për Presidentin Demi, lojtarët, stafin teknik, drejtuesit dhe tifozët e këtij klubi.

Shpresoj shumë që pas festës së merituar, drejtuesit të nisin menjëherë nga puna për t’u përgatitur sa më mirë për pjesëmarrjen në kupat e Europës e të përfaqësojnë denjësisht futbollin shqiptar”.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...