Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E ndëshkon një “ish”, Milani pëson humbjen e dytë në ICC

Një gol i ishit Adel Taraabt në minutën e 70’, bëri që Milani të mposhtet me rezultatin minimal 1-0 dhe të regjistrojë humbjen e dytë në International Champions Cup, pas asaj me Bayernin pak ditë më parë.

Përballë portugezëve u shfaq një Milan mjaft i bukur, që krijoi një mori rastesh dhe arriti të godasë traversën me Biglian e shtyllën me Calhanoglu, përveç disa pritjeve vendimtare nga portieri i Benficës, përballë Piatek e Borinit.

Me protagonistë Biglian e Suson si fantazist, kuqezinjtë ishin mjaft të përqendruar në pjesën e parë dhe mund të kishin fituar me 3-4 gola epërsi, nëse do të ishin treguar më të saktë përpara portës.

Në 45-minutëshin e dytë Giampaolo bëri disa ndryshime, ku ndër të tjera aktivizoi edhe blerjen e re Krunic, por këtë herë Milani i tij ishte më pak kërkues dhe i zhdërvjelltë, duke mos rrezikuar seriozisht portën e portugezëve.

Këta të fundit arritën të shënojnë golin e fitores në minutën e 70’, kur pikërisht një ish i Milanit, si Adel Taraabt gjuajti nga distanca dhe topi gjeti devijimin vendimtar në këmbët e Biglias, para se të ndalej në rrjetën e portës së Pepe Reinës.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...