Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Ëndërrojmë me Nagelsmann”, talenti gjerman zbulon favoritët e Euro 2024

Jamal Musiala u ndal tek Euro 2024 në një rrëfim për spanjollen Marca. 21-vjeçari është kthyer në një nga pikat më të forta te Bayerni dhe kombëtarja gjermane.

Si skuadrën më të fortë sheh Francën, ndërkohë që ndalet edhe tek ekipi i tij, por pa dashur të kalojë në eufori, pavarësisht se Europiani do të zhvillohet në shtëpi dhe tifozët presin maksimumin.

Me shumë mundësi, Franca është kandidatja kryesore për fitimin e Euro 2024. Më pas vjen Anglia, me shumë futbollistë të mëdhenj. Por edhe ju spanjollët keni futbollistë të mëdhenj.

Do të jetë një Europian interesant, sepse gjithmonë dalin një apo dy skuadra surprizë në kompeticione të tilla. Europiani është një mundësi e artë për çdo Kombëtare.

Lexo edhe:

Gjermania? Me të gjitha cilësitë që kemi dhe atë që trajneri Nagelsmann mund t’i japë secilit lojtar falë këshillave të tij të thjeshta, ne mund të ëndërrojmë.

Por gjithashtu mendoj se duhet t’i marrim ndeshjet me radhë, duke u përpjekur të krijojmë një atmosferë sa më të mirë.

Shumë skuadra kanë bërë më mirë se ne gjatë viteve të fundit. Kështu që ne duhet t’i hedhim hapat një nga një. Të shohim se sa larg do të shkojmë”, theksoi talenti gjerman.

Gjermania është pjesë e grupit A bashkë me Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën. Pikërisht përballë skocezëve, vendasit do të luajnë takimin hapës të Euro 2024, në datën 14 qershor.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...