Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Glasner: Kjo finale është gjithçka, fitojmë edhe për tifozët

UEFA Europa League ka mbërritur në stacionin final, me sfidën e fundit atë midis Frankfurt dhe Rangers që do të luhet këtë të mërkurë në orën 21:00 dhe do transmetohet ekskluzivisht në “Super Sport 2”.

Në Sevilla, skuadrat do të luajnë aktin e fundit, në një finale që vlen shumë, jo vetëm për histori, por edhe për faktin se skuadra fituese do të marrë automatikisht një biletë për në fazën e grupeve të Champions League sezonin e ardhshëm.

Kjo do të jetë finalja e katërt për Eintracht Frankfurt dhe kërkon trofeun e dytë në këtë kompeticion pas 42 vitesh, ndërsa trajneri Oliver Glasner u shpreh optimist, duke thënë se skuadra e tij e meriton trofeun për mënyrën se si erdhi deri në finale.

“Ajo që bëri skuadra në këtë sezon ishte diçka e pabesueshme. Unë kam folur vazhdimisht me lojtarët dhe gjithmonë ua kam cilësuar se, ndoshta nuk jemi skuadra më e mirë, por ne jemi një grup i jashtëzakonshëm dhe së bashku mund të bëhemi më të mirët. Është diçka shumë e mirë kur e di se je në gjendje të bësh të lumtur kaq shumë njerëz dhe tifozët dhe skuadra e meriton këtë trofe. Për ne, kjo finale është gjithçka.” – deklaroi Oliver Glasner, trajneri i Frankfurt-it.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...