Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Fitoi tri dekada më parë Topin e Artë, tani “Bishtaleci” aplikon për Narcos 4

Italy's Roberto Baggio hangs his head after missing the decisive penalty during the 1994 World Cup Final penalty shoot out at the Rose Bowl Stadium, Pasadena, USA. The game had finished 0-0 after extra time.

Roberto Baggio, sulmues legjendar italian, i cili u votua si lojtari i tretë më i mirë i shekullit të FIFA-s në vitin 1999, ka befasuar miliona ndjekësit e tij me një imazh të shumëpërfolur.

Gjeniu nga Caldogno, 57 vjeç, ka shpërndarë një imazh në Instagram duke aplikuar për të marrë pjesë në serialin Narcos.

“Narcos 4 vjen së shpejti”, publikoi Roberto Baggio së bashku me një imazh që më vonë u zbulua se ishte retushuar (ai ndau origjinalin për krahasim).

Bishtaleci “hyjnor” i historisë së futbollit, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2004, luajti gjatë gjithë karrierës së tij te Vicenza, Fiorentina, Juventusi, Milani, Bologna, Interi dhe Brescia.

Karriera e Roberto Baggio, Lojtari i Vitit i FIFA-s dhe Topi i Artë në 1993, u “njollos” nga penalltia që humbi në finale e Kupës së Botës 1994 kundër Brazilit.

Lexo edhe:

“Kur shkova në të godisja atë penallti, isha aq i kthjellët sa mund të ishte dikush në ato momente. E dija që Taffarel gjithmonë hidhej, prandaj vendosa të godas në mes, në gjysmën e lartësisë.

Ishte një zgjedhje e zgjuar, që të mos e priste me këmbë, megjithatë, topi, nuk e di sesi, u ngjit lart.

Brazilianët thonë se ishte Ayrton Senna nga qielli ai që e ngriti topin. Është shpjegimi romantik për një akt të pashpjegueshëm, përveç. Porta në qiell’.

Baggio pranon se “ishte momenti më i vështirë i karrierës sime, më kushtëzoi prej vitesh. Ende e ëndërroj për të”.

“Ishte e vështirë të dilja nga ai makth. Nëse do të mund të fshija një imazh nga jeta ime sportive, do të ishte ai,” vuri në dukje “Bishtaleci”.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...