Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gerrard udhëton drejt Turqisë, planifikon rikthimin në stol

Pasi përfundoi aventurën në krye të Aston Villa-s në muajin tetor të vitit 2022, Steven Gerrard planifikon rikthimin e tij në detyrën e trajnerit. Së fundmi, legjenda e Liverpool ka udhëtuar drejt Turqisë teksa është pranë marrëveshjes me klubin e Trabzonspor.

Sipas mediave turke, Gerrard është takuar në Stamboll me zëvendëspresidentin e Trabzonspor, Ertugrul Dogan. Në fakt, aktualisht klubi nga Trabzoni është pa një president dhe Dogan po garon për ta marrë këtë rol ndërsa është favoriti kryesor.

Lexo edhe:

Nëse ia del atëherë është e sigurt se anglezi do të jetë në krye të turqve. Aktualisht, Trabzonspor renditet në vendin e gjashtë të kampionatit, pesë pikë larg zonës europiane që do të ishte edhe objektivi kryesor nëse Gerrard vendoset në krye të skuadrës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....