Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Guardiola lë pas problemet me De Bruyne: Më jepni lojtarë si ai që të fitoj ndeshjet!

Manchester City fitoi me shifrat 2-4 në transfertë ndaj Crystal Palace në sfidën e vlefshme për javën e 31 në Premier League, duke vijuar betejën për titullin kampion, kur kanë mbetur edhe shtatë javë. Një nga lojtarët më të spikatur për “The Citizens” ishte Kevin De Bruyne, autor i dy golave mjaft të bukur, por edhe një asisti për Erling Haaland.

Pas ndeshjes, trajneri Pep Guardiola pati vetëm elozhe për mesfushorin belg duke theksuar se pavarësisht se sa vëmendje i kushton taktikës, sërish për të fituar ndeshjet i duhet një lojtar si De Bruyne.

“De Bruyne ka 10 vite te City dhe shifrat e tij janë fantastike. Është një lojtar i shkëlqyer me shumë vazhdimësi. Goli i parë që shënoi ishte një mrekulli, i dyti po ashtu. Pastaj asisti për Haaland, gjithçka perfekt.

Lexo edhe:

Problemet në skuadër? Kemi disa probleme me përqëndrimin, kjo vjen sepse po luajm shumë dhe shpenzojmë energji të jashtëzakonshme. Më shumë problem është lodhja psikologjike se sa ajo fizike. Këtë ndeshje ndaj Crystal Palace na e fitoi De Bruyne, ndoshta pa atë në fushë do të kishim një rezultat tjetër. Mund të flasim sa të doni për taktikat, por më duhet De Bruyne për të fituar ndeshjet.

Ishte jashtë fushave për pesë muaj dhe kur u kthye pati disa momente jo të mira, por është normale. Ai është një talent special”, u shpreh Guardiola.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...