Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi i rikthehet fiksimit të vjetër, gjen pasuesin e Lukakut në Serie A

Drejtuesit e Interit ka hedhur sytë nga Duvan Zapata si një alternativë në sulm, pasi humbën garën për blerjen Gianluca Scamaccas. Sulmuesi kolumbian ka vuajtur mungesën e hapësirave në tek Atalanta.

Dhe me ardhjet e El Bilal Toure dhe Scamaccas, për 32-vjeçarin një vend në formacionin titullar është pothuajse i pamundur. Ish-lojtari i Napolit po shqyrton situatën e tij në “Gewis Stdium”, teksa edhe drejtuesit e Atalantës janë pro shitjes së tij.

Firma me Zapatën duket një opsion i mirë për Interin, si në anën sportive ashtu edhe në atë financiare. Pasi pretendimet e klubit bergamask për lojtarin latin nuk janë shumë të larta. Kjo nuk është hera e parë që nënkampionët e Europës interesohen për futbollistin.

Lexo edhe:

Edhe më përpara ka pasur një interesim për të, bëhet fjalë për sezonin  2019-2020, kohë kur kërkohej zëvendësuesi i Mauro Icardit, i cili kaloi te PSG.

Në atë kohë, Zapata ishte në një formë mjaft të mirë sportive, pasi vinte nga një sezon fantastik me Sampdorian. Megjithatë, sulmuesi nënshkroi me Atalantën.

Sulmuesi potent dhe me eksperiencë, cilësohet si një lojtar i vlefshëm për trajnerin Simone Inzaghi. Pasi karakteristikat e tij janë të ngjashme me ato të Romelu Lukakut.

Kolumbianin në futbollin europian e solli Napoli, kur e bleu nga Estudiantes për 7.5 mln euro (2013). Që atëherë është aktivizuar në  282 ndeshje në Serie A, ku ka shënuar 102 gola dhe ka dhuruar 47 asiste.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...