Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Izrael-Kosovë luhet më 12 nëntor, Muriqi shtyn sfidën Mallorca-Cadiz

Vedat Muriqi shtyn sfidën mes Real Mallorca -Cadiz që ishte planifikuar për tu luajtur të dielën e ardhshme, 12 nëntor në orën 14.00 . Komisioni i Garave në Spanjë pranoi propozimin e La Ligas për shtyrjen e takimit, pasi data e asaj ndeshjeje përkon me zhvillimin e takimit Izrael – Kosovë, e cila është shtyrë për në datën 12 nëntor nga FIFA.

Mallorca kishte javë që punonte për shtyrjen e kësaj ndeshjeje pasi kishte bërë të ditur që në 23 tetor , kur u vendos data e zhvillimit të Izrael – Kosovë se për atë datë nuk do të kishte Muriqin i cili me siguri do të thërritej nga Kosova, me Mallorca-n që kërkonte nga La liga që takimi me Cadiz të mos luhej në atë datë, pasi kështu do të privohej nga sulmuesi shqiptar që është vendimtar për skuadrën spanjolle.

Lexo edhe: 

La Liga e konsideroi kërkesën e Mallorca-s të drejtë dhe për të mos e dëmtuar i kërkoi Komisionit të Garave në Federatën Spanjolle të Futbollit shtyrjen e takimit, një vendim ky që nuk është pëlqyer nga Cadiz , me trajnerin Sergio Gonzales i cili deklaroi “Nuk jam dakord me kërkesën e Majorkës, ata kanë kërkuar të luajnë në një datë tjetër pa menduar për ne. La Liga dhe Majorka kanë arritur një marrëveshje pa llogaritur palën e tretë”.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...