Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi-Partizani (16:45), aty ku fitorja ka vlerë të jashtëzakonshme!

Kukësi-Partizani, është padyshim një ndër ndeshjet më intriguese të kësaj jave në Abisnet Superiore. Verilindorët, një ndër skuadrat më të mira të këtij kampionati, aktualisht në vendin e dytë të klasifikimit, nuk mundën të përfitonin si duhet nga rrëshkitja e Tiranës pasi barazuan me Teutën. Bashkë me humbjen ndaj Lacit, bëhen dy sfidat radhazi pa fitore për skuadrën e Diego Longos, që kërkon trepikëshin përballë një Partizani në formë. Të kuqtë e Ilir Dajës fituan me meritë derbin me Dinamon, dhe tani kërkojnë një tjetër sukses, për të rikuperuar terren në tabelën e klasifikimit, aty ku qajnë pikët e humbura në fazën e parë. Janë disa lojtarët në dyshim në kampin e kuq, duke nisur nga Belica që ka patur një gjendje gripale dhe mbetet për tu parë nëse do tja dalë, ndërsa më shpresëdhënëse është gjendja e Stenio Junior dhe Sembene që kanë më shumë shanse për të qenë në dispozicion të Dajës.

Për Diego Longon nuk do të jetë Shqipërim Taipi, me italianin që i duhet të gjejë një zëvendësues në mesfushë ku ka mundësi për të fituar një fanellë titullari Redi Veriu. Me një Kukës që aplikon lojën sulmuese dhe krijon raste, përballë një Partizani të ekuilibruar, të vështirë për tu mposhtur por që vuan dicka në fazën finalizuese , është një ndeshje taktikisht interesante, përtej faktit që përballen dy skuadra në radhën e pretendentëve për titullin. Për Partizanin Kukësi është rivali i radhës në një tur delikat ndeshjesh, që pason me sfidën ndaj rivalëve të përjetshëm të Tiranës, një itenerar që i jep akoma më shumë rëndësi përballjes së kësaj të diele.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...