Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Kushta kritika për kombëtaren: 12 pikë i morën ndaj ekipeve që janë sa Astiri

Kombëtarja shqiptare mbylli ditën e djeshme fushatën eliminatore për Katar 2022, teksa në ndeshjen e fundit mposhti Andorrën me rezultatin 1-0. Një trepikësh që shërbeu për të siguruar vendin e tretë në grup, por edhe për të vendosur një rekord pikësh, 18, të cilat nuk i kishte mbledhur kurrë më parë në kualifikuese. Gjithsesi, për kuqezinjtë ka pasur sërish kritika dhe ato vijnë nga një legjendë si Sokol Kushta.

Ky i fundit nëpërmjet një reagimi në Facebook thekson se Shqipëria 12 pikë i ka siguruar nga përballje të lehta në letër ndaj kundërshtarëve që janë sa Astiri, referuar këtu Andorrës dhe San Marinos. Ndaj, Kushta bën thirrje që në kombëtare të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe të vazhdojnë punën për t’u përmirësuar.

“Dje në darkë kur u mbyll ndeshja e fundit pashë optimizëm dhe gëzim… U hap shampanja në kampin kuq e zi… Fillova të dëgjoja dhe lexoja komente pa fund dhe thashë me vete, këta ose nuk dinë fare nga futbolli ose janë hipokriter të mëdhenj. Diskutojnë për një rekord historik të pikëve të marra, por harrojnë që 12 pikë i kanë marrë ndaj 2 ekipeve që janë sa Astiri si lagje dhe 6 pikë ndaj Hungarisë në sajë të Brojës.

Asnjë nuk diskutoi për problemet dhe mënyrën e lojës, sa keq luajtëm. Unë them të ulen me këmbë në tokë dhe të bëjnë analizë të thellë për mënyrën e lojës. Kombëtarja nuk është ekipi i lagjes, por është një ekip që përmbledhë 12milionë shqipëtar kudo që janë”, përfundon reagimin e tij Kushta.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...