Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Lecce “pushtohet” nga gripi, mesfushori shqiptar mungon në stërvitje

Lecce mori një pikë me vlera përballë Bolognas në “Via del Mare”, falë një penalltie të Piccolit në minutat shtesë të takimit. Skuadra e D’Aversas është përqendruar tek sfida e radhës në Serie A: kundër Empolit në transfertë (11 dhjetor).

Një “finale” mbijetesë përballë skuadrës së Etrit Berishës, Ardian Ismajlit dhe Stiven Shpendit, aty ku pikët janë tepër të rëndësishme për Ylber Ramadanin me shokë.

Lexo edhe:

Ndërkohë, Wladimiro Falcone dhe Medon Berisha nuk kanë marrë pjesë në seancën e sotme stërvitore si pasojë e gripit. Portieri italian dhe mesfushori shqiptar, shpresojnë të rikuperohen në kohë për sfidën e së hënës.

Berisha, kapiteni i Shqipërisë U21, është grumbulluar rregullisht me skuadrën e parë të Lecces, por ende nuk ia ka dalë të debutojë në Serie A. Moment që po e pret me padurim.

Lecce, ekip ku Ramadani është kthyer në liderin e mesit të fushës, renditet në vendin e 13-të. Duke qenë 6 pikë mbi zonën e ftohtë pas javës së  14-të.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...