Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Lojtarët u treguan prosfesionistë dhe seriozë”, Xavi: Tani jemi gati për luftë!

Barcelona fitoi në transfertë ndaj Cadiz me rezultatin 0-1 falë një goli të Joao Felix, duke qëndruar n garë për LaLiga-n, edhe pse për momentin bluagranat janë tetë pikë pas Real Madrid. Pas sfidës, trajneri Xavi Hernandez vlerësoi në maksimum impenjimin e lojtarëve të tij, ndërsa theksoi se skuadra është në momentin më të mirë të sezonit dhe është gati për “luftë” në sfidat ndaj Paris Saint-Germain në Champions League dhe Real Madrid, fundjavën e ardhshme.

Lexo edhe:

“Skuadra u tregua shumë profesioniste dhe serioze, duhej të vazhdonim me fitoret për të vendosur në presion Realin. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me futbollistët dhe besoj te familja që jemi. Jemi përmirësuar në total, tani mbrojmë dhe sulmojmë shumë më mirë.

Kemi ambicie dhe besoj se ekipi është në momentin më të mirë të sezonit. Nuk humbasim prej tre muajsh dhe duhet që këtë moment ta shfrytëzojmë. Jemi gati për “luftë” ndaj PSG dhe më pas ndaj Realit. Është pjesa më e bukur dhe emocionuese e sezonit. Duam të arrijmë diçka madhështore dhe kemi në “dorë” skenarin perfekt”, u shpreh Xavi.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...