Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Lojtari i bën “presion” Realit, Bayern Munich kërkon të përfitoj dhe kontakton mesfushorin

Këtë sezon, organika e Real Madrid është një nga më të kompletuarat e viteve të fundit, sidomos nëse bëhet fjalë për mesfushën. Në një repart ku bëjnë pjesë emra si Kroos, Modric, Valverde, Camavinga, Tchouameni, konkurrenca është shtuar ndjeshëm falë transferimeve të Jude Bellingham apo turkut Arda Guler.

Askush nuk do ta ketë të lehtë për të garantuar një fanellë titullari në formacionin e trajnerit Carlo Ancelotti, dhe i pari që duket se është dorëzuar është Aurelien Tchouameni. Francezi është i pakënaqur me minutazhin e tij në sezonin e kaluar dhe së fundmi ka kërkuar garanci nga stafi teknik që do të marrë më shumë minuta, përndryshe mund të largohet në këtë merkato.

Lexo edhe: 

Bayern Munich po vëzhgon nga pranë situatën, madje asaj që raporton “Sport1”, gjermanët kanë kontaktuar me lojtarin dhe i kanë shprehur hapur interesin. Tashmë, topi është në fushën e madrilenëve me Tchouameni që po pret fillimisht një përgjigje nga stafi teknik i spanjollëve dhe nëse nuk merr garancinë e minutave për sezonin e ri, atëherë do ta konsiderojë seriozisht një transferim te rekordmenët e Gjermanisë.

Nga ana tjetër, kandidat për shërbimet e Tchouameni është edhe Chelsea, por anglezët janë më prapa në krahasim me Bayern që ka nisur të lëvizë me shpejtësi për shërbimet e 23-vjeçarit.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...