Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Partizani ekip i madh”, Longo: Fitore karakteri, Musta e ndryshoi dy herë ndeshjen

Kukësi arriti një fitore shumë të rëndësishme kundër Partizanit në “Loro Boriçi”. Trajneri i ekipit verilindor, Diego Longo foli pas ndeshjes për “Gol pas Goli” në Supersport, duke vlerësuar karakterin e djemve të tij.

Ne luajtëm kundër një ndër ekipeve më të mira në Shqipëri, që kanë edhe një trajner shumë të mirë. Ata na njohin, e kishin përgatitur ndeshjen shumë mirë. Po bënin presing, teksa është e vështirë të pranohet një gol nga goditja e dënimit.

Ishte një fitore karakteri dhe e merituar për atë që shprehëm në fushë. Çfarë duhet të përmirësojmë në sulm? Kishim për të përmirësuar, sidomos në pjesën e parë. Në pjesën e dytë bëmë shumë më mirë, ekipi tregoi karakter dhe jam i lumtur.

Autogoli i Mustës? Mund të themi që Musta e ndryshoi dy herë ndeshjen, me golin në pjesën e parë dhe autogolin në pjesën e dytë. Këta djem e meritojnë, kanë luftuar shumë, do ishte diçka e bukur të merrnim një rezultat pozitiv ndaj Vllaznisë”, përfundoi trajneri i Kukësit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...