Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Merr fund periudha pa ekip, Arlind Ajeti vazhdon karrierën në Itali

Arlind Ajeti transferohet në Rumani
Arlind Ajeti transferohet në Rumani

Arlind Ajeti është pa ekip prej 1 korrikut, datë kur i dha fund aventurës me Reggianën, që nuk siguroi dot qendrimin në Serie B.

Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare (20 ndeshje dhe 1 gol me kuqezinjtë) ka të drejtë të firmosë me çdo ekip si lojtar i lirë.

Mediet italiane raportojnë se 28-vjeçari është afër firmës me ekipin e Padovës, që garon në Serie C (ndan vendin e dytë me FeralpiSaro në grupin A).

Dëmtimi i Nahuel Valentinit ka ndikuar që drejtuesit e Padovës të kërkojnë shërbimet e Ajetit. Trivenetogoal shkruan se palët ndodhen në bisedime të avancuara.

Akordi paraprak është arritur dhe së shpejti pritet zyrtarizimi i kalimit të Ajetit te Padova, që do të jetë ekipi i pestë italian për të pas Frosinones, Torinos, Crotones dhe Reggianës.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...