Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Muriqi Airlines”, sulmuesi “dardan” rekordmen në La Liga

Vedat Muriqi është “ylli” i Mallorca, teksa në sezonin që u mbyll u shpall shënuesi më i mirë i skuadrës me 15 gola të realizuar. Sulmuesi nga Prizreni është idhulli i ri i tifozëve, që i kanë vënë nofkën “Pirati”. Vetë 29-vjeçarit i pëlqen ky emër e shpesh e kemi parë që të festojë duke mbuluar njërin sy, si një pirat i vërtetë.

Sulmuesi ka gjetur habitatin e tij të preferuar në Spanjë, pasi në sezonin e shkuar bëri mjaft mirë, duke regjistruar një nga sezonet më të mira të karrierës. Shtatlarti ka arritur që të fitojë plot 199 duele ajrore. Askush nuk ka mundur që të bëjë më mirë se sulmuesi i Kosovës, i cili në la Liga arriti që të renditej dhe si shënuesi i katërt më i mirë, pas Robert Lewandowskit, Karim Benzemasë dhe Joselu.

Lexo edhe: 

Muriqi e ndihmoi Mallorcan që të renditej në vendin e 9-të, dhe trajneri Aguirre e ka vlerësuar maksimalisht lojtarin nga Prizreni, pasi ishte insistimi i teknikut meksikan që skuadra spanjolle të blinte përfundimisht kartonin e Muriqit nga Lazio. Pavarësisht ofertave, pritet që dhe në sezonin e ri Muriqi të jetë pika e referimit në majën e sulmit të Mallorcas.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...