Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani në krizë, e mposht Erzeni në “Air Albania”

Erzeni mori maksimumin në përballjen e fundit të vitit 2023 në kampionatin shqiptar, duke mundur në “Air Albania” 1-2 Partizanin. Kampionët regjistrojnë ndeshjen e shtatë radhazi në kampionat pa fitore, teksa pas 6 barazimesh munden në shtëpi.
Erzeni arriti që të shënojë i pari që në të 12-ën me Mihanën që realizoi një gol mjaft të bukur. Të kuqtë reaguan menjëherë, teksa 5 minuta pas golit Maguette goditi traversën.

Lexo edhe: 

Në të 38-ën, Hadroj ndërhyri ndaj Zekës. Gjyqtari kërkoi ndihmën e VAR-it e pasi pa pamjet sinjalizoi penallti. Nga pika e bardhë, Karimahnovic u tregua i saktë, duke realizuar të dytin për shijakasit.
Pjesa e dytë nisi vrullshëm për Partizanin, qe gjeti golin me Bintsuka në të 53-ën. Dy minuta më vonë, kampionët në fuqi fituan një 11-metërsh, megjithatë Tedi Cara u ndal nga Hasanbelli.
Erzeni e kontrolloi mirë lojën në vijim dhe mori 3 pikët që e nxjerrin nga zona e rënies dhe e mbyll vitin me 21 pikë pas 18 javësh, duke lënë pas Kukësin e Teutën. Në anën tjetër, Partizani mbetet i dyti me 32 pikë.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...