Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

PSV dhe sezoni mbresëlënës, ndaj Heerenveen për titullin e 25-të

PSV Eindhoven do të luajë ndaj Heerenveen të mërkurën e ardhshme, sfidën e javës së 31-të të Eredivise. Skuadra e Peter Bosz është do të kërkojë që të festojë titullin e 25-të kampion pikërisht në këtë sfidë, pasi nëse arrijnë të marrin maksimumin atëherë matematikisht do të jetë kampionia e re e Holandës.

PSV nuk e fiton titullin prej edicionit 2017-2018 por në sezonin aktual ka qenë një dominuese absolute në çdo drejtim. Në 30 ndeshje të zhvilluara, PSV ka fituar 26, ka barazuar 3 dhe ka pësuar vetëm 1 humbje, duke grumbulluar 81 pikë deri më tani.

Lexo edhe: 

Skuadra nga Eindhoven ka dhe sulmin më të mirë me 95 gola e me shumë gjasa do e kalojë shifrën e 100 realizimeve, pasi ka dhe 4 ndeshje deri në fund, ndërkohë që në anën tjetër ka gjithashtu dhe mbrojtjen më të fortë me vetëm 17 gola të pësuar,  me një mesatare rreth një goli në dy ndeshje . Në të gjitha këto përballje, PSV ka arritur që të shënojë të paktën një gol, ndërkohë që në 17 ndeshje, ose më shumë se gjysma e sfidave të zhvilluara, e ka mbajtur portën e paprekur.

Momenti I shumëpritur për PSV ka ardhur, që tani është plotësisht e fokusuar për të marrë titullin e 25-të në histori mesjavën e ardhshme. Skuadra e Peter Bosz është gati për festë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...