Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Roma zbulon fanellën e tretë për sezonin 2021-22, ruan identitetin e klubit

Klubi i Romës ka publikuar fanellën e tretë e cila do të jetë në përdorim për sezonin 2021-2022. Kjo fanellë është dizenjuar nga firma e famshme Neë Balance teksa këta të fundit kanë ruajtur edhe identitetin e romanëve.

Fjalë është për simbolin e ulkonjës e cila zë një pozicion të dukshëm në fanellë. Sakaq, ngjyra kryesore e fanellës është e verdha teksa në të janë të dizenjuara edhe dy vija, blu dhe të kuqe.

Ndërkohë, Bryan Cristante beson se fanella e re do ta ndihmojë skuadrën për të qenë dominante në fushë. “Më pëlqen energjia dhe gjallëria që përcjell kjo fanellë. Ka një pamje të fortë dhe që bie në sy, besoj se do të na ndihmojë edhe të jemi dominant në fushë”, u shpreh mesfushori.




Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...