Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Sfida me Stuttgart mbyllet me gjashtë gola, RB Leipzig merr pikët e para të sezonit

RB Leipzig-Stuttgart ngritën “siparin” e javës së dytë të Bundesliga, në një ndeshje që rezultoi të dhuronte gjashtë gola.

Leipzig merr fitoren e parë të sezonit dhe atë e bën me një super rezultat, 5-1, në shtëpi ndaj Stuttgart.

Lexo edhe:

Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke shënuar me Guirassy në minutën e 35’ dhe duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1.

Fraksioni i dytë do të sillte një panoramë tjetër, pasi në minutën e 51’ Henrichs barazoi për vendasit.

Vetëm dy minuta më pas rrugën drejt rrjetës e gjeti Openda, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për pozicion të parregullt.

Megjithatë në minutën e 63’ Olmo kaloi ekipin e tij në avantazh, teksa tre minuta më pas Openda realizoi golin e tretë për RB Leipzig.

Në minutën e 74’ rrugën drejt rrjetës e gjeti Kampl, i cili shënoi golin e katërt për vendasit, ndërsa në minutën e 76’ Simons vulosi këtë sfidë.

Pas javës së dytë RB Leipzig, momentalisht, renditet në vend të dytë me 3 pikë, ndërsa Stuttgart pozicionohet në vend të pestë po me tre pikë.

 

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...