Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Takimi i nivelit të lartë, Presidentët dhe Sekretarët e Përgjithshëm të 11 Federatave riafirmojnë suportin për presidentin Ćeferin

Njëmbëdhjetë federata anëtare të UEFA-s nga Europa Juglindore u mblodhën sot në Tiranë, në selinë qendrore të Federatës Shqiptare të Futbollit, për Mbledhjen strategjike të Federatave anëtare të UEFA-s.

E mikpritur nga Presidenti i FSHF-së dhe zëvendëspresidenti i UEFA-s, z. Armand Duka, mbledhja u fokusua në aspekte kritike të strategjisë së UEFA-s për zhvillimin e futbollit si: formati i ardhshëm i garave të klubeve të UEFA-s pas vitit 2024 dhe programi i ri shoqërues i solidaritetit, diskutimet mbi çështjet e arbitrazhit dhe zhvillimet e ardhshme, krahasimi i të dhënave e analizat në fushën sportive dhe financat dhe eksplorimi i sistemeve të basteve dhe mundësive në zhvillim për vendet pjesëmarrëse.

Lexo edhe: 

Pjesëmarrës në këtë mbledhje ishin përfaqësues nga 11 federata kombëtare të futbollit, duke përfshirë Bosnje-Hercegovinën, Kroacinë, Qipron, Greqinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Slloveninë, Turqinë dhe Shqipërinë.

Pas prezantimeve të këtyre temave, federatat pjesëmarrëse u thelluan në diskutime në lidhje me të ardhmen e futbollit europian, ku të gjithë pjesëmarrësit shprehën njëzëri mbështetjen e palëkundur për Presidentin Ćeferin dhe administratën e UEFA-s.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...