Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tetova: Kupa, objektivi parësor, ju tregoj fizionominë e lojës së Egnatias

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, theksoi në “Elite Show” se objektivi i parë i skuadrës që drejton është triumfi në Kupën e Shqipërisë.

“Ana psikologjike është shumë e rëndësishme për të fituar ndeshjet, sidomos kur vjen nga disa rezultate jo të mira. Mendoj se kjo nuk do të ndikojë në “final four”. Objektivi parësor është fitimi i Kupës. Duam ta mbrojmë, se jemi fitues në fuqi.”

Fizionomia e lojës së Egnatias: “Kemi larguar dy lojtarë, pa harruar ndarjen nga jeta të Dwamenas. Janë 25 gola të larguar. Në fizionominë klubit, kemi prodhimin e lojës. Për të krijuar lojë, të duhen lojtarë që të përshtaten. Është e vështirë kur të largohen lojtarë. Ne kemi një projekt që i ndjekim lojtarët që kanë karakteristikat e duhura.

Lexo edhe:

Jemi munduar të gjejmë lojtarë të uritur, që kanë qenë të dëmtuar dhe kanë pasur shumë muaj pa luajtur. Kemi ruajtur boshtin e skuadrës së vjetshme.

Gjithmonë u them lojtarëve të mi që vitin tjetër nuk dua t’ju shoh këtu, sepse unë e shoh Egnatian si një markë dhe dua që klubet nga jashtë të blejnë lojtarët tanë.”

E ardhmja: “Kam edhe një vit kontratë, kam akoma për t’i dhënë ekipit, pastaj duhet të shohim rezultatet.”

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...