Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Vanoli: S’mund të ndryshosh botën në tri ditë, respekt për Tiranën, por jo inferiorë

Rodolfo Vanoli transmeton qetësi dhe optimizëm me fjalët e tij para derbit me Tiranën në “Elbasan Arena”. Trajneri italian deklaroi për mediet se e ka analizuar kundërshtarin e radhës, duke premtuar se futbollistët e tij nuk do të jenë inferiorë në fushë.

“Situata duket shumë e mirë, kam gjetur një grup djemsh me shumë dëshirë për ta ndryshuar këtë tendencë negative sa u përket rezultateve. Kam shumë besim, mjafton t’i shohësh në sy futbollistët për të kuptuar që duan të ndryshojnë gjithçka.”

Dinamo shënon pak dhe pëson shumë: “Sigurisht që problemi ka qenë këtu dhe nuk mund të ndryshosh botën për tri ditë, me disa rregullime teknika dhe taktike dhe me pak besim jemi të bindur se mund të ndryshojmë.”

Debutimi në derbi: “Për mua është diçka e mirë që luajmë në derbi. Kam shumë respekt për Tiranën, është skuadra që ka sulmin më të mirë, mbrojtje të fortë dhe një trajner shumë të mirë. E kemi analizuar kundërshtarin dhe e dimë ç’vështirësi në pret. Në karrierën time kam pasur shumë ndeshje të rëndësishme derbi. Këto ndeshje derbi duhen luajtur dhe fituar. Nuk ka rëndësi sesi do të jetë ndeshja, duhet të marrim tri pikët. E dimë që janë të fortë, por djemtë e mi nuk do të jenë inferiorë.”

Pa frikë ndaj Tiranës: “Objektivi ynë është mbijetesa, duhet të jemi shumë të kujdesshëm në të dyja fazat e lojës, të mbrohemi mire, por edhe të dalim përpara për të shënuar. Duhet të luajmë me shumë qetësi në këtë derbi, të përulur dhe me respekt, por e përsëris, me respekt, jo me frikë. Nuk duhet të harrojmë që kemi edhe shumë ndeshje të tjera për të zhvilluar deri në fund të kampionatit. Nuk shkojmë në derbi për pushime, por për të marrë rezultat.”

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...