Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ 8 ndeshje pa fitore në La Liga, VAR-i shpëton Sevillan në shtesë

Sevilla nuk ia doli të ruante avantazhin përballë Villarealit dhe duhet të presë ende për t’u rikthyer te fitorja në La Liga. Me andaluzianët që nuk sigurojnë tri pikët në kampionat prej 26 shtatorit (5-1 përballë Almerias).

GOLI I SEVILLAS

Takimi i luajtur në “Ramon Sanchez Pizjuan”, ishte tepër i luftuar dhe pati raste në të dy krahët. Në fund barazim 1-1. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 75’ falë një goli shumë të bukur me kokë nga Kike Salas.

GOLI I  VILLAREALIT

Festë e madhe për 21-vjeçarin, i cili kishte vetëm tri minuta që ishte future në fushë. Por, “nëndetësja e verdhë” reagoi menjëherë dhe pas dy minutash riktheu baraspeshën.

Lexo edhe:

Me Jose Luis Morales që dërgoi në rrjetë një top të ardhur nga krahu i majtë. Skuadra e Marcelinos gjeti rrugën e rrjetës në minutat shtesë me Ben Brereton Diaz, por VAR-i anuloi golin për faull.

Vendi i 12-të me 16 pikë për Villarealin. Tri pozicione më poshtë renditet Sevilla me vetëm 13 pikë, duke qenë tepër larg objektivave të klubit.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...