Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Al-Nassr “shkatërron” Al-Fateh dhe merr pikët e para, Ronaldo-Mane vendosin rezultatin

Al-Nassr merr pikët e para të këtij sezoni të Saudi Pro League dhe atë e bën në transfertën ndaj Al-Fateh.

Përballja e kësaj të premteje “zgjoi nga gjumi dy javor” Cristiano Ronaldon dhe Sadio Manen, me të dy sulmuesit që realizuan golat në fitoren 0-5 të ekipit të tyre në ndeshjen e raundit të tretë të kampionatit saudit.

Lexo edhe:

Pas një asisti nga Ronaldo, Mane gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 27’, duke zhbllokuar sfidën.

Ndërsa në minutën e 38’ Ronaldo e dyfishoi avantazhin e ekipit të tij dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-2.

Në minutën e 55’ pasi Rinne la portën bosh, Ronaldo realizoi golin e tretë për Al-Nassr, teksa në minutën e 81’ Mane realizoi golin e katërt me një goditje me kokë.

Në fund gjithçka u vulos nga portugezi, me këtë të fundit që bëri “hat-trick” në minutën e 90+6’.

Pas javës së tretë të Saudi Pro League, Al-Fateh renditet në vend të nëntë me katër pikë, teksa Al-Nassr pozicionohet në vend të 11-të me tre pikë.

Golat: 

Në minutën e 27’ i asistuar nga Ronaldo, Mane gjeti rrugën drejt rrjetës dhe zhbllokoi sfidën.

Ndërsa në minutën e 38’, “ylli” portugez shënoi golin e dytë për Al-Nassr, duke i dhuruar siguri ekipit të tij.

55’-Rinne lë portën bosh, Cristiano Ronaldo realizon golin e tretë për Al-Nassr.

Në minutën e 81′ Sadio Mane realizon golin e katërt për Al-Nassr me një goditje me kokë, duke bërë “poker” për ekipin e tij.

Në fund gjithçka u vulos nga portugezi, me këtë të fundit që bëri “hat-trick” në minutën e 90+6’.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...