Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Nottingham e mbyll ndeshjen me 10 lojtarë, United fiton me përmbysje

Manchester United përmbys Nottingham Forest dhe merr tre pikë të vlefshme në “Old Trafford”.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 2’ me Awoniyi, i cili kaloi lehtësisht Onana-n dhe gjeti rrugën drejt rrjetës.  Ndërsa vetëm dy minuta më pas, Boly dyfishoi avantazhi për miqtë.

Lexo edhe:

Vendasit reaguan në minutën e 17’ me Eriksen që ngushtoi diferencën dhe që bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultarin 1-2.

Fraksioni i dytë solli një “panoramë” shumë ndryshe, me Casemiron që barazoi për “Djajtë e Kuq” në minutën e 52’.

Ndërsa në minutën e 67’ Nottingham mbeti me dhjetë lojtarë në fushën e lojës, pasi Worrall mori karton të kuq.

Ndërsa pas një ndërhyrjeje të gabuar të Danilos ndaj Rashford, United fiton penallti, të cilën merr përsipër ta ekzekutojë Bruno Fernandes, me portugezin që përmbys gjithçka dhe i dhuroi tre pikë skuadrës së tij.

Pas javës së tretë të Premier League, Manchester United renditet në vend të pestë me gjashtë pikë, teksa Nottingham Forest në vend të 14-të me tre pikë.

Manchester United-Notingham Forest (3-2)

Java e tretë, Premier League

Në minutën e 2’ Awoniyi zhbllokoi sfidën me një super goditje.

Ndërsa në minutën e katërt Boly shënoi me një goditje me kokë, me Onanan që nuk pati asnjë mundësi reagimi.

Në minutën e 17’ Manchester United ngushton diferencën, me Eriksen që e kalon bukur topin drejt rrjetës, pas asistit të Rashford.

Pas asitit të Bruno Fernandez, Casemiro e dërgon topi në rrjetë dhe i jep barazimin Manchester United në minutën e 52’.

Ndërhyrje e gabuar e Danilo ndaj Rashford, United fiton penallti.

Penalltinë e merr përsipër ta ekzekutojë Bruno Fernandes, me portugezin që e çon topin në fundin e rrjetës dhe përmbys rezultatin në minutën e 76’.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...