Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Nuk ka fitues në “Olimpico”, Roma-Atalanta ndajnë pikët në javën e 19-të të Serie A

Roma-Atalanta ndajnë pikët në javën e 19-të të Serie A, me takimin e luajtur në “Olimpico” që përfundoi me barazimin 1-1.

Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Koopmeiners që shënoi me një goditje të fortë me kokë pas asistit të dhuruar nga Miranchuk.

Lexo edhe:

Megjithatë, Roma ia doli që të gjejë barazimin, me Dybala-n që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fraksionin e dytë të dyja skuadrat patë raste për të shënuar, por pa sukses, me ndeshjen që në fund u mbyll pa fitues.

1-1 dhe Roma renditet në vend të tetë me 29 pikë, teksa Atalanta renditet në vend të gjashtë me 30 pikë.

Kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti mban rolin e titullarit të padiskutuar te Atalanta, ndërsa edhe në këtë ndeshje shfaqi një formë të mirë.

 

Roma-Atalanta (1-1)

Java e 19-të, Serie A

 

39’-Gooool! Roma fiton penallti, që e merr përsipër ta ekzekutojë Paulo Dybala, i cili e bën më së miri dhe barazon për “verdhekuqtë”.

8’-Goool! Miranchuk dhuron asist, Koopmeiners e godet topin fortë me kokë, duke e “ngulur” në rrjetë dhe duke i dhënë avantazhin Atalanta-s.

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...