Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Spektakël dhe goleadë në “Bernabeu”, Villarreali s’e përballon dot Realin

Reali ngjitet në krye të klasifikimit të La Ligas falë fitores së thellë 4-1 me Villarrealin. “Los Blancos” parakaluan në renditje Gironan (një pikë më shumë), që luan këtë të hënë me Alavesin.

Sa i përket kronikës së takimit të “Bernabeut”, golin që zhbllokoi takimin e shënoi Bellingham, falë bashkëpunimit me Modric. Të dytin e shënoi Rodrigo, për të ardhur më pas te goli i Morales, për 2-1. Gjithsesi, Reali e mbylli shpejt fitoren me golat Diaz dhe Modric.

Lexo edhe: 

Villarreali reziston vetëm 25 minuta lojë në takimin me Realin e Madridit në “Santiago Bernabeu”. “Los Blancos” shpikën nga hiçi një gol të shënuar me mjeshtëri nga Bellingham, i asistuar nga Luka Modric me një harkim perfekt.

Portieri i Villarrealit, pavarësisht përpjekjeve për ta larguar topin, u kap në kundërkohë, 1-0.

Reali gjeti golin e dytë me Rodrygon në të 37-tën.

Takimi u rihap në minutën e 54-t, falë golit të Morales, pas pasimit të zgjuar të Terrats.

Shuhet shpejt ëndrra e Villarrealit për të bërë befasinë. Diaz lëviz bukur mes mbrojtësve duke shënuar të tretin.

Mbyll përfundimisht ndeshjen Luka Modric, me golin e 4-1.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...