Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zyrtare/ Gjashtë muaj pa skuadër, mbrojtësi shqiptar firmos me klubin polak

Riza Durmisi do të nisë një eksperiencë të re në Poloni.

Pas gjashtë muajsh pa skuadër, pasi kishte ndërprerë kontratën me Lazio-n në korrik, mbrojtësi do të vazhdojë rrugëtimin e tij në Poloni, te skuadra e LKS Lodz, me të cilën ka firmosur deri në fund të sezonit.

Lexo edhe:

Në një deklaratë zyrtare klubi polak bën me dije se mbrojtësi me origjinë shqiptare është lojtari i tyre më i ri.

“Riza Durmisi është lojtar më i ri i ŁKS. Klubi ynë ka nënshkruar me lojtarin danez, i cili në të kaluarën ka luajtur ndër të tjera për Real Betis, Lazio dhe Broendby IF. Kontrata do të jetë e vlefshme deri në fundi i këtij sezoni. Përvoja e tij e madhe do të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë. Ai lindi në Kopenhage-n, filloi karrierën e tij sportive këtu dhe u transferua te Real Betis në vitin 2016. Në La Liga ai luajti më shumë se 50 ndeshje, shënoi 3 gola (dy prej të cilëve në derbin kundër FC Sevilla) dhe dha 6 asistime. Klubi tjetër i madh në karrierën e danezit ishte Lazio (10 ndeshje midis Serie A, Coppa Italia dhe Supercoppa, plus 7 ndeshje në UEFA Europa League), më pas ai luajti edhe me Nice, Salernitana, Sparta Rotterdam, Leganes dhe Tenerife. Vlen të shtohet se lojtari i ri i ŁKS ka luajtur me përfaqësuesen e Danimarkës 23 herë”-bën me dije klubi polak.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...