Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Mustedanagic: Shqipëria, tani zgjedhje e parë për talentet

Trajneri i Përfaqësueses Shqiptare të 17-vjeçarëve, Xhemal Mustedanagic, u shfaq mjaft i kënaqur me rezultatet e seleksionimit të lojtarëve të rinj si brenda dhe jashtë vendit në konferencën për shtyp të organizuar ngë FSHF. 62-vjeçari siguroi se Shqipëria do të jetë faktor i rëndësishëm në futbollin europian.

Jam i lumtur, sepse kam parë shumë të rinj të talentuar. Disa prej tyre do të jenë në ekipet e moshave dhe tek U-21. Nëse çdo vit nxjerrim një lojtar për Kombëtraren A, jemi të suksesshëm. Nëse për çdo përfaqësuese moshash zbulojnë 2 lojtarë, do të ishte fantastike. Në Shqipëri po dalin gjithnjë e më shumë lojtarë të talentuar. E kam thënë që Shqipëria do të jetë faktor i rëndësishëm në Europë dhe kjo ndodhi. E kisha thënë që për 4-5 vjet do të jetë mes 20 ekipeve më të mira, sepse e shoh që ka talente. Në të ardhmen do të jemi kombëtare shumë e fortë.

“Xhemo” renditi disa faktorë që tashmë e kanë shndërruar Shqipërinë në zgjedhje të parë për talentet e futbollit që po formohen jashtë.

Gjërat kanë filluar të ndryshojnë. Shqipëria ka qenë si ekip i dytë për lojtarët që vinin nga Italia, Zvicra dhe Greqia. Mund t’ju them se për ta Shqipëria do të jetë zgjedhje e parë. Po zvogëlohet diferenca mes lojtarëve që luajnë jashtë me ata që janë këtu. Kjo tregon se po punohet mirë, kuptohet edhe me përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës. Profesor Astrit Maçi ka bërë një punë të madhe në edukimin e trajnerëve. Tani ka më shumë lojtarë të talentuar.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...