Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shpërndarja e golave në kampionat, Skënderbeu shënon me 10 futbollistë

Golat e këtij kampionati kanë patur një shpërndarje të gjerë, pasi nuk janë më thjesht pronë e sulmueseve apo e mefushorëve me tipare sulmuese. Në 16 javët e para, Skënderbeu që ka dhe sulmin më të mirë mban rekordin edhe përsa u përket futbollistëve që kanë shënuar, pasi ka realizuar me 10 lojtarë të ndryshëm. Janë 2 mbrojtës, 6 mesfushorë dhe 2 sulmues te korçarët që kanë gjetur rrugën e rrjetës. Së bashku me Teutën, kryeuesit mbajnë rekordin përsa i përket golave të ardhur nga reparti i mesfushës, pasi janë dy formacionet e vetme që kanë shënuar me 6 futbollistë të këtij reparti. Flamurtari mban rekordin për golat e ardhur nga reparti i avancuar, pasi janë plot 5 sulmues që kanë shënuar në këto 16 javë të para, praktikisht të gjithë lojtarët e sulmit. Kamza dhe Teuta mbajnë rekordin negativ përsa u përket golave të realizuar nga mbrojtja, pasi të dyja skuadrat nuk kanë shënuar ende me lojtarët e repartit të prapavijës. Pavarësisht se mban vendin e fundit në renditje, Lushnja mund të krenohet me faktin se ka mbrojtjen më shumë golashënues, me plot 3 të tillë, duke lënë pas Skënderbeun dhe Kukësin me nga dy mbrojtës golashënues. Kamza tregon që është një skuadër cinike, pasi ka cuar te goli 5 lojtarë të ndryshëm, 1 mesfushor dhe 4 sulmues, duke shfrytëzuar në maksimum potencialin që zotëron në repartin e avancuar.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...