Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni sërish në alarm, Vidal dëmtohet në stërvitje

Alarm te Bayerni i Mynihut për gjendjen fizike të Arturo Vidal. Gjatë stërvitjes së kësaj të diele, vetëm një ditë pas fitores 5-1 me Borussian e Moenchengladbahut, mesfushori kilian ka pësuar një dëmtim në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes së kontrollit mes titullarëve dhe ekipit rezervë.

Vidalit iu desh të mbështetej te Ribery dhe Toni Tapalovic, trajner i portierëve, për t’u ngjitur në një makinë golfi, duke braktisur fushën.

Fytyra e Vidalit të linte përshtypje aspak të mira, sepse bëhet fjalë për të njëjtin dëmtim që e detyroi të braktiste fushën në ndeshjen e 3 prillit me Sevillan në Champions. Pritet tashmë komunikata e klubit bavarez, për të sqaruar shkallën e dëmtimit dhe kohën që i duhet futbollistit për të qenë gati nën urdhrat e Heynckes.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...