Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barça, për të siguruar trofeun dhe golat e Messit në “Riazor”

Vetëm tetë ditë pas fitimit të Kupës së Spanjës, Barcelona ka mundësinë për të mbyllur përfundimisht edhe çështjen e titullit, teksa do të përballet në “Riazor” me Deportivo La Corunan. Në orën 20:45, klubi katalan ka një rast të shkëlqyer për të mbyllur llogaritë e edicionit të 87-të në Primera Division. Barçës praktikisht i mjafton thjesht një barazim, pasi diferenca me Atletikon e Madridit është 11 pikë dhe deri në fund “Los Colchoneros” kanë vetëm katër ndeshje për të luajtur. Çështja e titullit në Spanjë ishte shndërruar thjesht në formalitet pas fitores minimale me “bardhekuqtë” në “Camp Nou” në fillimin e muajit mars. Skuadra e Ernesto Valverdes siguroi gjithashtu edhe avantazhin e përballjeve direkte me kundërshtarin kryesor të këtij edicioni, kriter bazë në Primera Division për të akorduar titullin në ato raste kur dy skuadrat e para e mbyllin sezonin me numër të njëjtë pikësh.

Për Barcelonën bëhet fjalë për trofeun e 3-të në 4 sezonet e fundit në ligën spanjolle, sidoqoftë, duke lënë mënjanë dominimin e Realit në Champions, kuptohet qartë që në kampionat kjo është periudha e artë e skuadrës katalanase, pasi Barça bëhet gati për të koleksionuar titullin e 7-të në dekadën e fundit në Primera Division, duke u ngjitur kështu në kuotën 25 dhe ngushtuar në tetë diferencën me rekordmenët “merengues”.

Pavarësisht se në Spanjë luhen ndeshjet e Javës së 35-të, skuadra “blaugrana” ka gjithashtu për të rikuperuar edhe takimin e prapambetur të 9 majit në “Camp Nou” me Villarrealin, kështu që edhe një barazim do të mjaftonte për të eklipsuar një fitore të mundshme të ekipit të Diego Simeones në orën 16:15, në Vitoria, me një skuadër si Deportivo Alaves. Për më tepër “Los Colchoneros” do të mundohen të ruajnë një pjesë të energjive për ndeshjen e kthimit, që skuadra e Simeones do të ketë në Madrid ndaj Arsenalit, në gjysmëfinalen e Europa League-s. Gjithsesi, për t’iu kthyer sfidës La Coruna – Barcelona, takimi përbën një rast të shkëlqyer për golashënuesin më të mirë të kampionatit spanjoll, Leo Messi, për të kaluar në betejën për “Këpucën e Artë” pikërisht egjiptianin e Liverpulit, Mohamed Salah, që për momentin kryeson në Kontinentin e Vjetër me 31 gola, pra me 2 gola më shumë se Messi dhe 3 më tepër sesa sulmuesi i Bajernit Lewandowski.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...