Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Rudi Garcia: Duam të fitojmë dhe të bëjmë historinë

Mbrëmjen e të mërkurës në Lyon do të luhet finalja e Europa Leagues, mes Atleticos së Madridit dhe Marseilles. Në konferencën për shtyp të para ndeshjes, tekniku i skuadrës franceze, Rudi Garcia shprehu optimizëm dhe besim se skuadra e tij mund t’ia dalë të mbajë në Francë trofeun e dytë më të rëndësishëm për klube.

“Atletico ka më shumë eksperiencë dhe një organikë shumë cilësore, por në 90 minuta gjithçka mund të ndodhë, ndaj besoj te suksesi. Jemi përgatitur për të dhënë më të mirën, ndonëse e dimë se mes nesh dhe historisë, ka një mision shumë të vështirë, por pikërisht për këtë, do të synojmë të bëjmë diçka që do të mbahet mend si sensacionale”, deklaroi trajneri i Marseilles.

Franca nuk ka histori të mirë me Europa Leaguen, pasi asnjë skuadër e këtij shteti nuk ia ka dalë të fitojë këtë trofe. Gjithsesi ky është një stimul më shumë për Marseille, që të synojë triumfin.

“Para pak ditësh kemi festuar 25-vjetorin e triumfit në Kupën e Kampionëve dhe tani do të provojmë të jemi të parët që fitojmë edhe në Europa League, për të futur Marseillen në histori. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, pasi Atletico ka mbrojtjen më të mirë në kampionatin spanjoll, ndërsa në sulm luan me emra si Diego Costa e Griezmann, të cilët janë në gjendje të vendosin të vetëm një ndeshje”, u shpreh Rudi Garcia.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...