Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Auto Club Albania organizon garën “Trofeu Skënderbej”

Garat e autombilizmit janë gjithnjë të pasura me adrenaline dhe një ndër evenimentet që dhuron më shumë emocione është “Trofeu Skënderbej – Kruja Hill Climb 2018”.

Një kompeticion që sheh përballë disa nga pilotët më të mirë në Ballkan, teksa për herë të parë marrin pjesë edhe pilotë amatorë. Provat e lira të zhvilluara në rrugën e Malit Sari-Salltik në Krujë të cilat i paraprinë garës së 1 Korrikut i shërbyen pilotëve për tu njohur sa me mire terrenin.

Sekretari i sportit i shoqatës “Auto Club Albania” e cila organizon këtë event të veçantë Sokol Duma shpreson që në të ardhmen të zhvillohet një kampionat me 6 gara.Një ndër pilotët favoritë për fitoren përfundimtare është polaku Gregor Duda, i cili vlerëson në maksimum mënyrën se si është organizuar ky eveniment.

“Shqipëria është një vend mjaft i bukur dhe megjithëse kam 22 vite që garoj, mendoj se ky itinerar në këtë garë është ndër më të veçantit ku kam marrë pjesë. Nuk e di nëse do të arrij të fitoj, do bëj maksimumin dhe të shohim çdo të ndodhë në garë”, tha piloti polak.

Trofeu “SKënderbej-Kruja HIll Club 2018” zhvillihet prej disa vitesh dhe është i njohur nga FIA, pra federata ndërkombëtare e automobilizmit.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...