Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Kukës pragmatist në Maltë, Cungu shkruan sërish emrin në histori

Rezultati është “mbreti” i gjithçkaje. Kukësi arriti të siguronte për herë të parë në histori kalimin e një raundi në Champions League dhe e bëri duke mos impresionuar me lojë, por duke u shfaqur pragmatist në maksimumin e mundshëm.

Shorti i rezervoi maltezët e Vallettës por dueli i dyfishtë rezultoi shumë më i vështirë se sa parashikohej për veri-lindorët. Takimi i parë në Shkodër u mbyll në barazim pa gola dhe loja e Kukësit nuk ekzaltoi askënd, madje provokoi edhe debatin mes presidentit Gjici dhe ish trajnerit Pacult duke sjell divorcin me teknikun austriak.

Cungu u emërua menjëherë dhe ashtu si shkroi historinë 5 vite më parë, duke kaluar 3 ture në Europa League dhe bëri të njëjtën gjë duke qenë trajneri i parë i skuadrës blu që e kalon ekipin përtej një raundi në Champions. Natyrisht nuk është e thjesht për një skuadër që ka afruar 12 lojtarë të rinj të dhuroi menjëherë një lojë kompakte, megjithatë merita absolute për karakterin e treguar.

Të dominuar në shumë aspekte nga kundërshtari dhe në dizavantazhin e një goli, nuk është e thjeshtë të gjesh forcë për të reaguar, Kukësi arriti që edhe pse në buzë të greminës të shënonte golin që i dhuroi biletën për të shkuar më tej.

Përveç kënaqësisë për kualifikimin, të mirëpritura janë edhe 940 mijë eurot që do vijnë nga UEFA, megjithatë në raundin tjetër të gjithë në kampin kuksian e kanë të qartë që do të duhet një tjetër fytyrë, pasi vetëm karakteri dhe fati mund të mos mjaftojnë për të vijuar ëndrrën “Champions”.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...