Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Derbi merkatoje Inter-Milan për Marottan

Mandati si administrator i deleguar i Juventusit i skadon 25 tetorin e ardhshëm. Deri në atë periudhë Beppe Marotta do të kryejë me përpikmëri të gjitha detyrat e tij siç ka bërë deri më sot në krah të presidentit Andrea Agnelli. Por pas datës 25 tetor ai duhet të mendojë për të ardhmen e tij. Me shumë gjasa deri në fund të këtij sezoni Marotta do të qëndrojë pushim, për të nisur më pas një projekt të ri në drejtimin e një klubi të madh. Për drejtuesin e Juves parashikohet një derbi i Milanos me Interin e Milanin që janë në garë për të. Zikaltrit shikohen si favoritë nga mediat italiane për të marrë shërbimet e Marottës por Milani që e kishte kërkuar edhe në verë mbetet një opsion që nuk mund të përjashtohet.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...