Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Belgjika dhe Holanda ndahen në paqe

Belgjika dhe Holanda konfirmuan momentin e mirë që po kalojnë duke u ndarë në një barazim 1-1 në miqësoren e luksit mes tyre. Nuk prodhoi fitues sfida e zhvilluar në Bruksel edhe pse në këtë miqësore të dy trajnerët Martinez e Koeman kishin bërë ndryshime të shumta në formacion krahasuar me takimet e fundit në Nations League ku Belgjika mposhti 2-1 Zvicrën ndërsa Holanda i dha një leksion futbolli Gjermanisë me atë fitore 3-0. Nisi menjëherë me gol sfida me Djajtë e Kuq që zhbllokuan rezultatin pas vetëm 5 minutash lojë me sulmuesin e Napolit Dries Mertens. Megjithatë për ti dhënë barazimin portokallinjëve mendoi sulmuesi anësor i Club Brugge Arnaut Groeneveld, që i asistuar nga Depay mposhti portierin Mignolet duke realizuar golin e parë me tulipanët në ndeshjen e tij të parë si titullar.Që nga minuta e 27-të kur Holanda barazoi shifrat të dyja përfaqësueset krijuan një mori rastesh por rezultati nuk ndryshoi më. Një barazim që mban me moral të lartë si Belgjikën ashtu edhe Holandën që pak nga pak po arrin të marrë vendin që i takon në arenën e futbollit europian dhe atij botëror.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...