Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Spoti i “Topit të Artë”, zbulon 3 pretendentët kryesorë

Kur kanë mbetur rreth dy javë nga ceremonia e famshme e dhënies së Topit të Artë, që cilësohet edhe si trofeu më i rëndësishëm për individë të futbollit, organizatorja “France Football” ka prezantuar edhe spotin e eventit nëpërmjet një videoje.

Pikërisht vëzhgimi i detajuar i këtij spoti, ka dhënë edhe indiciet e para në lidhje me futbollistin që do të “rrëmbejë” këtë trofe për vitin 2018, që ndryshe nga herët e tjera, ka një sërë pretendentësh.

Nga videoja shihet qartë se më shumë vëmendje u kushtohet lojtarëve si Modriç, Varane dhe Mbappe, ndërsa Griezmann është pjesë e spotit, por me fanellën e Atleticos së Madridit, çka e bën të vështirë që të jetë ai fituesi.

Gjithsesi, ajo që duket më e sigurt, është fakti se pas 10 vitesh, do të thyhet hegjemonia Messi-Ronaldo, me dy yjet e futbollit që e kanë fituar nga 5 herë secili gjatë kësaj kohe.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...