Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

UEFA pasuron klubet europiane, zbulohen shpërblimet marramendëse

Champions League është kompeticioni më i lakmuar nga klubet europiane, jo vetëm për prestigjin që ka ai, por edhe për të ardhurat financiare të majme që ato përfitojnë.

Këtë e tregojnë shifrat dhe statistikat, siç janë ato shpërblimeve që janë dhënë në 25 vitet e fundit, që nga sezoni 1992-93 kur u vendos edhe formati aktual i këtij turneu.

UEFA ka zbuluar bilancin e të ardhurave të përfituara nga klubet europiane, ku pjesën e luanit e kanë marrë gjithnjë ato që kanë pasur rëndësinë më të madhe në futbollin kontinental.

Shifrat janë vërtet marramendëse, e podiumi plotësohet nga dy gjigantët spanjollë, Real Madrid e Barcelona, si dhe Bayern Munchen, që në total kanë përfituar nga UEFA 2.2 miliardë euro.

Vendin e parë e mban pikërisht skuadra kampione në fuqi e Europës, me 778.2 milionë euro të përfituara në këto 25 vite, e ndjekur nga kampionët e Gjermanisë, Bayern me 743.9 milionë, e më pas Barcelona në vendin e tretë, me 693.6 milionë.

Klasifikimi i fitimeve të klubeve nga shpërblimet e UEFA-s vijon me Juventusin, që është në vendin e katërt, duke lënë pas skuadrat e Premier League, Manchester United, Chelsea dhe Arsenal.

Mbyllin dhjetëshen e skuadrave që kanë përfituar më shumë në 25 vitet e fundit, me pjesëmarrjen e tyre në Champions League, Paris Saint-Germain dhe Roma.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...