Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ausilio tregon negociatat për Modriç dhe pranon se “ëndrra vazhdon”

Aksi Milano-Londër 'ndez' merkaton
Aksi Milano-Londër 'ndez' merkaton

Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio është rikthyer të flasë për negociatat e transferimit të Luka Modriçit te Interi gjatë verës, që gjithsesi nuk u krye, pasi Reali i Madridit këmbënguli për të mbajtur kroatin në skuadër edhe për një tjetër sezon.

Ausilio tregoi se zikaltrit nuk nisën asnjëherë negociata, por thjesht besuan te pretendimet e menaxherëve të Modriçit, të cilët synonin ta çonin falas lojtarin te Interi, sipas një marrëveshjeje që kishin pasur më herët me Florentino Perezin.

“Të them të drejtën, në asnjë moment nuk kisha besim të plotë se ky transferim mund të kryhej, por menaxherët e Modriç na patën thënë se do të mund ta merrnim falas. Unë i dija mundësitë e Interit dhe e vetmja gjë që u pata thënë menaxherëve të Modriçit, ishte: Ne jemi dakord të nënshkruajmë kontratën me lojtarin, sipas kushteve ekonomike që kemi rënë dakord, por ju duhet ta lironi nga Reali, pasi nuk kemi mundësi të paguajmë”, tregoi Ausilio.

Drejtori Sportiv i zikaltërve theksoi se “ëndrra” për të veshur Modriç me fanellën e Interit, vijon të mbetet e gjallë, por gjithmonë nëse lojtari do të mund të lirohet nga Reali i Madridit, pasi klubi nga Milano nuk ka ndërmend të investojë para për kartonin e tij.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...